Ish-kapiteni i Tiranës, Devi Muka, ka folur për periudhën e dikurshme te bardheblutë. Mes nostagjisë, në intervistën e dhënë për “Oversport” ka treguar frymën e ekipit dhe lojtarëve të dikurshëm. G.rushti dhe shkelmat plasmin në stërvitje, ku të gjithë kërkonin vendin e titullarit, por të gjithë bashkoheshin në ndeshje. Nga ana tjetër, Muka ka treguar pengun e karrierës së tij, dështimin e transferimit te Milani.
“Ka qenë nder i madh për mua që të isha kapiten i Tiranës. Atëherë bënim një lojë ne, në një kuadrat të vogël dhe kur ishte Agustin Kola trajner, aty nisnim lojën dhe plaste shkelmi, grushti. (qesh). Kjo reflektohej në ndeshje. Në stërvitje bëheshim edhe armiq, por në ndeshje ishim të gjithë bashkë dhe ishim vëllezër.
Në periudhën kur kam luajtur unë vetëm kampion kemi dalë, me trofe. Pengu i karrierës? Që nuk luajti në Itali, kisha një ofertë dhe kishte problem me ligjin ekstrakomunitar, nuk lejoheshin më shumë tre futbollistë. Kampionati italian ishte i pushtuar nga të huajt atëherë dhe kjo më ka ngelur peng. Kishin dy vite që më ndiqnin në Kroaci. Ka qenë Milani, prita tre muaj që të ndryshohej ligji dhe nuk ndodhi”, tha Devi Muka. /Sport Ekspres/