Milani përmbys Torinon e Asllanit, kuqezinjtë marrin kryesimin e Serisë A

Milani i Alegrit nuk i ndahet garës për titullin kampion. Kuqezinjtë kanë marrë tre pikët e radhës mbrëmjen e sotme, teksa kanë mposhtur Torinon me shifrat 2-3. Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Vlashiçit. Këtij të fundit i mjaftuan vetëm 10 minuta për të ndryshuar rezultatin në tabelën elektronike. Vetëm 7 minuta më vonë Zapata dyfishoi shifrat, duke ndezur edhe më shumë festën e torinezëve.

Por pavarësisht dy golave të pësuar në kaq pak minuta, Milani diti si të reagonte. Rabio zgjoi “djallin” me golin e shënuar në minutën e 24-t, ndërsa në pjesën e dytë skenën e rrëmbeu Pulisiçi. Lojtari i Milanit tundi rrjetën në minutën e 67 dhe në të 77, duke përmbysur kështu rezultatin. Me këtë fitore, kuqezinjtë e Alegrit i bashkohen Napolit në krye të tabelës së renditjes së Serisë A, me 31 pikë të grumbulluara në 14 javët e para të kampionatit./Sport Ekspres/