Drejtuesit e Milanit janë vënë përballë UEFA-s sot për të mësuar përmbajtjen e Settlement Agreement, marrëveshje në bazë të së cilës Milani do të dënohet me gjobë për shkelje të Fair Play financiar dhe për bilancin negativ, por nuk do t’i bllokohet merkatoja verën e ardhshme.
Administratori i deleguar kuqezi Marko Fasone deklaroi pas takimit: “I informuam mbi sezonin tonë në aspektin ekonomik. Të dhënat janë më të mira nga parashikimet, kemi paraqitur edhe planin për vitet e ardhshme dhe si mendojmë ta respektojmë Fair Play-n financiar. Kemi paraqitur edhe një letër garancie për financat tona nga financuesi i klubit”.
Dënimi, i paevitueshëm: “Milani ka shkelur rregullat e Fair-play financiar para nesh, nuk ka dalë me bilanc të barabartë në sezonet nga 2014 deri në 2017, ndaj ndonjë sanksion është i pashmangshëm. Megjithatë, nuk besoj se do të kemi probleme me merkaton.
“Donaruma e Suso? Nuk është nevoja t’i shesim, vetëm po kërkoi drejtori sportiv, për të blerë lojtarë të tjerë. Për mua ara qëndrojnë dhe do të blejmë 2-3 lojtarë duke shitur disa të tjerë. Nuk do të bëjmë spektaklin e vitit të shkuar “.