Milani pa mëshirë, zgjim i hidhur për Shkëndijën

Nuk është se prisnim ndonjë mrekulli, por të paktën një humbje më dinjitoze duhej realizuar. Shkëndija është mundur 6-0 sot nga Milani dhe praktikisht ndeshja e kthimit do të jetë një festë për tifozët, pa asnjë vlerë për kualifikimin, që dihej që anonte qartësisht nga milanezët.

Diferencat ishin të mëdha dhe Shkëndija e nisi shumë keq, e hutuar, e trembur dhe nën breshërinë e sulmeve të Milanit, që shënoi tre gola të lehtë në pjesën e parë.

Edhe në të dytën erdhën po aq gola dhe Milani e ka mbyllur diskutimin e kualifikimit. Shkëndija gjithsesi e kishte të qartë që nuk kishte asgjë për të humbur dhe në fund ka përshëndetur ngrohtësisht tifozët e vet. Fundja, Europa League ishte fantastike edhe kaq.

Ka nisur me gol në San Siro: Andre Silva ka shënuar për Milanin, shumë shpejt, që në minutën e 12-të. Një gabim fëminor i Shkëndijës, që humbi një top në mënyrë naive jashtë zone dhe pas disa pasimesh, topi përfundoi te portugezi, që nuk fali.

Në minutën e 25-të një goditje dënimi nuk u ndal si duhej nga Zahov dhe Montolivo e çoi topin në rrjetë. Gjithçka e lehtë, Milan superior, Shkëndija e trembur nga mitiku “San Siro”.

Tre minuta më pas, rrëmujë në mbrojtje dhe Andre Silva godet sërish, 3-0.

Pas golit të tretë, Milani e uli disi ritmin dhe Shkëndija arriti të qetësonte lojën, por edhe pjesa e dytë vazhdoi me të njëjtën tablo, me Milanin dominues. Fabio Borini gjeti golin e katërt në minutën e 67-të, ndsërsa një minutë më vonë Antoneli shënoi edhe golin e pestë.

Në fund, sërish lavdi për Rikardo Montolivon, i kthyer në nivel të mirë fizik, pas një dëmtimi të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online