Milani nuk kënaqet vetëm me fitore në kampionat, pranë firmës me mbrojtësin e Chelsea-t

Milani e ka nisur mjaft mirë sezonin 2020/2021, teksa arriti kualifikimin në grupet e Europa Ligës si dhe i ka fituar të treja ndeshjet në Seria A. Pavarëisht mungesave të rëndësishme si Romanjoli, Ibrahimoviç dhe Rebiç, kuqezinjtë po ja dalin mjaft mirë të shënojnë gola dhe të mbajnë rrjetën e paprekur. Megjithatë këto fitore nuk e kanë larguar qëndrimin e drejtuesve të Milanit të sigurojnë firmën e një mbrojtësi cilësor.

Sipas “Transfermarkt”, Milani është shumë pranë nënshkrimit të mbrojtësit të Çelsit, Antonio Rudiger. Gjermani 27 vjeçar nuk po gjen dot hapësira tek formacioni i Lampard dhe ka pranuar një transferim në Itali. Duhet theksuar se mbrojtësi qëndror e njeh mjaft mirë këtë kampionat, pasi më parë ka milituar në radhët e verdhekuqve të Romës, aty ku pati dhe një superformë.

Me një Romanjoli të dëmtuar, Rudiger mund të zinte menjëherë pozicionin e titulluarit, pasi Gabia është pa eksperiencën e duhur dhe gjithashtu Musakio nuk është në formën e tij më të mirë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online