Milani do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme sot në mbrëmje, ku do të sfidojë Olimipakosin. Diskutohet kualifikimi, por dhe fati sezonit të Milanit, që e ka nisur me shumë pretendime këtë edicion, por gjërat janë ndërlikuar shumë.
Llogaritë janë të tilla, që kuqezinjtë mund të dalin edhe të parët e grupit, por në të njëjtën kohë mund ta shohin veten jashtë Europe. gjithçka është dorën e Gatuzos, pasi me një fitore e sigurt do të ishte që rrugëtim i tyre në Europ League do të vijojë. Nëse Betis nuk arrin të fitojë ndaj Dundëlanzhit, atëherë italianët do të kalonin më tej.
Milani ka avantazhin që të kalojë edhe me një humbje minimale, por nëse grekët do të fitojnë me më shumë se dy gola atëherë do të ishte një dështim i vërtetë. Në Pire, Milani ka një sfidë të vërtetë “zjarri”.