Vendimi për të dërguar gjithë skuadrën në grumbullim, duke parë rezultatet e dobëta, nuk është asnjëherë një vendim që klubi e merr me qejf. Aq më shumë kur bëhet fjalë për Milanin, që pas 4 muajsh kampionat duhej të ishte shumë më lart në renditje. Zgjedhja për t’u izoluar në Milanelo është propozuar nga drejtuesit dhe aprovuar edhe nga Xhenaro Gatuzo, i cili do t’i shfrytëzojë këto ditë për të kompaktësuar grupin dhe për të punuar faktikisht e fizikisht.
Megjithatë, Corriere dello Sport raporton se klima në Milanelo është e ftohtë dhe lojtarët kanë varur turinjtë, si për paraqitjet mediokre, ashtu edhe për faktin se rrezikojnë t’i kalojnë Krishtlindjet larg familjeve.
Kjo për faktin se Milani pret fitoren të shtunën në San Siro, përndryshe me shumë gjasa grumbullimi do të zgjatet deri më 27 dhjetor, kur të luhet derbi kundër Interit në kupë.