Gazetari sportiv Luka Serafini, duke folur në RadioMontecarlo Sport, ka hedhur një “bombë” merkatoje në lidhje me Milanin.
“Me Elliott nuk ka ndryshuar asgjë, thjesht ka pasur spostimi kapitalesh dhe tani Elliott duhet të shohë bilancin final, para se ta shesë klubin me llogaritë në rregull.
“Mirabeli ka punuar shumë mirë, në çdo drejtim. Vetëm shkëmbimi Kajehon-Suso duhet shmangur patjetër, sepse Suso duhet shitur, për të krijuar vlerë plus në bilanc, meqë është marrë falas.
“Siguria e vetme në merkaton e Milanit është Imobile, me të akordi është gjetur dhe gjithashtu është mbyllur edhe diskutimi i pagës, edhe me Lotiton është arritur marrëveshja financiare. Milani do të bëjë llogaritë dhe do të paraqitet me paratë që do Lotito, Imobile do jetë sulmuesi kuqezi, jo Zaza, që nuk bën diferencën te Milani. E kundërta me Imobilen, shënuesi i dytë më i mirë në Europë, pas Ronaldos.
“Me shitjen e Bakas, Kaliniçit dhe Gomezit, bëhen rreth 40 milionë euro me pak zgjuarsi, për të investuar më pas te blerja e një mesfushori cilësor”.