Milani “i madh” ka nisur nga puna! Ragnick shkruan listën, do të merret edhe Milot Rashica

0

Nga Klaudio Ndreca

“Milani i madh” ka filluar! Kështu e ka hapur artikullin “La Gazzetta dello Sport” për kuqezinjtë që pritet të kenë shumë ndryshime në sezonin e ardhshëm. Dy fitore në dy ndeshjet e fundit me kundërshtarë si Lacio dhe Juventus kanë bërë që Pioli të fitojë më shumë dashurinë e tifozëve, por nuk pritet që t’i shpëtojë sezonin.

Ralf Ragnick ka nisur nga puna në krahun tjetër dhe ka bërë listën me emrat e lojtarëve që dëshiron në sezonin e ardhshëm. Mes tyre gjendet edhe Milot Rashica, ku pritet që të paguhen rreth 20 milionë euro të klauzolës. Napoli është larguar nga gara për sulmuesin e Kosovës dhe kjo i jep më tepër prioritet Milanit për ta transferuar.

Gjithashtu janë duke u kërkuar Tonali, Schick dhe Szobdoszlai. Mbetet ende të shihet sesi do të ndërtohet projekti i madh i Milanit, kur në fakt kanë shpenzime shumë të limituara për të bërë në merkaton e verës që nuk i kalojnë 80 milionë euro. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.