Milani e ka gjetur pasardhësin e Vinçenco Montelës, nëse i besojmë asaj që shkruan Corriere dello Sport.
Gazeta italiane raporton se trajneri kuqezi do të pushohet nga puna në orët e ardhshme, për shkak të një bilanci mediokër, me 13 pikë deri tani.
Emri i përzgjedhur për ta pasuar është ai i Paulo Souzës, portugezit që ashtu si Montela ka drejtuar Fiorentinën (43 fitore në 95 ndeshje) në Serinë A.
Të mërkurën Milani do të vizitojë Kievon dhe të shtunën do të presë Juventusin, ndaj duhet parë nëse Milani do ta emërojë që tani portugezin, apo do të presë disa ditë.