Milani është duke u ndeshur kundër Breshias, në javën e dytë të kampionatit italian. Një përballje ku kuqezinjtë janë të detyruar për fitore, e sidomos sa i përket trajnerit Giampaolo.
Skuadra e njohur italiane ka kaluar në avantazh në minutën e 13, duke gjetur edhe golin e parë të takimit. Historia është pak a shumë e njëjtë si në pjesën dërrmuese të golave që realizojnë kuqezinjtë. Suso bën gjithçka mirë në krahun e djathtë dhe pas krosimit të tij, do të tundet rrjeta kundërshtare. Këtë herë do të ishte Calhanoglu që mbush disi me gëzim tifozët, megjithëse nuk është Breshia rivali për t’u mundur. /Sport Ekspres/