“Milani fiton vitin tjetër Serinë A nëse më mban mua”, Zlatan Ibrahimoviç hedh tutje modestinë

Pavarësisht se mosha nuk flet më në favorin e tij, Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të luajë në nivele të larta të futbollit. Sulmuesi suedez po bën diferencën në fushën e lojës me Milanin ku në dy ndeshjet e fundit është mundur Lacio me Juventusin.

Dukshëm kuqezinjtë humbasin shumë në aspektin e sulmit pa futbollistin 39-vjeçar dhe kjo është parë në ndeshjet e kaluara. Por si do të jetë e ardhmja e suedezit, kontrata e të cilit skadon për pak javë? Në një intervistë të fundit për mediat në Itali, Ibrahimoviç ka premtuar se nëse qëndron te Milani edhe për vitin tjetër, atëherë do të fitohet Seria A.

“Pas 20 vitesh unë e njoh trupin tim. Jam fanatik i stërvitjes. Ndihem i gjallë, ndihem nirë. Mund të jap 100% nga vetja ime, më të mirën. Unë do të vazhdoj të luaj vetëm nëse do të sjellë rezultate, nuk jam maskot. Vazhdoj vetëm nëse mund të bëj diferencën. Nuk e kam shumë të nevojshme që të luaj tani, pasi e bëj këtë me fëmijët e mi. Vitin tjetër? Le ta shohim, kam edhe tre javë kontratë. Te Milani nuk dihet asgjë për të ardhmen. Kaq të fuqishëm sa Ibra…nuk ka asnjë në botë. Varet nga klubi dhe jo nga mua.

Qëllimi im nuk është që të shkoj në vendin e gjashtë apo shtatë. Në këtë situatë erdha te Milani vetëm që ta ndihmoj. Ata më thanë që vetëm ti mund të na ndihmosh dhe ja ku jam. Nëse unë do të qendroj, ne do të fitojmë Serinë A vitin tjetër. Ragnick?Nuk e njoh atë, nuk na kanë thënë gjë. Di vetëm që nëse do të isha këtu që në ditën e parë do të fitonim kampionatin tani. Nëse më mbajnë, atëherë do ta fitojmë vitin tjetër”, ka thënë Ibrahimoviç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online