“Milani është në krye të tabelës dhe aty duhet të qëndrojë”, blerja më e re beson në titullin kampion

Milani ka mbyllur ditën e sotme transferimin e mesfushorit të Torinos, Soualiho Meite, i cili do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Pioli, që ka vuajtur dëmtimin e Ismail Benaser. Gazetari i njohur “Di Marzio” ka publikuar dhe detajet e transferimit të 26 vjeçarit, teksa Milani e ka transferuar lojtarin në huazim me të drejtë blerje për një shifër prej 10 milionë eurosh.

Ndërkohë Meite ka bërë prezantimin tek skuadra e tij më e re. I pyetur nga gazetarët se cilat janë objektivat e Milanit për këtë sezon, francezi u shpreh se Milani është në vendin e parë dhe aty meriton të jetë deri në fund të kampionatit.

“Sigurisht që jam i lumtur. Në këto momente duhet të jem gati. Tashmë kam folur pak me Kessie. Milan është i pari dhe duhet të qëndrojë aty ku është. Tani te shohim se si do te shkojnë këto 4 muaj dhe më pas do te flasim”- ishin fjalët e parë të Soualiho Meite si lojtar i “djallit”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *