“Po t’ia themi emrin ka mbaruar kampionati”, Olsi Rama prezanton afrimet e reja te Partizani

0

Partizani ka prezantuar dy afrimet e reja në merkaton e dimrit. Bëhet fjalë për Stenio Zhunior dhe Muratajn. Futbollistët janë tashmë pjesë e të kuqëve dhe kanë nisur aventurën e re duke kërkuar që të plotësojnë objektivat e klubit.

Në prezantim ishte Olsi Rama që ka treguar më tepër mbi këto lëvizje. Kur flitet për Stenio Zhunior nuk mungon edhe batuta se nëse do të thuhet emri i plotë, atëherë ka mbaruar kampionati.

“Ja ku arritëm të prezantojmë dy lojtarë të rinj te Partizani. Ka patur interes të madh. Është bërë një punë shumë e mirë me stafin. Murataj është një njohje e vjetër e juaja dhe e Partizanit, se është rritur këtu. Ishte dështirë e trajnerit Daja. E kthyem në familje për të shtuar kualitetin cilësinë, agresivetin që ka shprehur dhe në Ballsh. Ishte një marrëveshje e arritur me Bylisin. Jemi të kënaqur dhe janë të mirëseardhur në familje tonë.

Stenio Zhunior, po ta themi emrin e plotë të tij, mbaron kampionati. Ka pasur një karrierë shumë të mirë te Shkëndija. Ka ndërhyrë dhe përvoja e Pollozhanit te Shkëndija. Kur doli i lirë te Shkëndija, ishte i mirëpritur te ne. Ishte zgjedhja jonë e parë, se kanë dalë barcaleta nëpër media që ka patur konkurencë mes klubeve për të. E kam parë kur luante te Shkëndija, në kohën kur s’isha pjesë e Partizanit. Shkëndija ka bërë mirë në Maqedoni, ka shkruar histori. Zhunior i bashkohet ‘kolonisë’ së vogël braziliane me Melon dhe Kardozon.

Po bisedojmë me lojtarë të ndryshëm. Nuk ka gjë konkrete, vetëm bisedime. Stafi po punon shumë me Dajën. Është zgjedhja e stafit para meje. Bëj analizën se çfarë stafi më jep dhe për gjendjen financiare. Presim dhe elementë të tjerë. Nuk duam t’i lëmë gjërat për në 31 janar. Duam ta kemi ekipin sa më të përgatitur dhe sa më shpejt”, u shpreh Rama. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.