Është 23 vjeç, anësor ofensiv i majtë, shënon dhe krijon raste pa fund, ka një karakter paksa të vështirë: Memfis Depaj doli i tepërt në Angli te Mançester Junajtid, ku Zhoze Murinjo nuk e donte më në ekip, por në Francë holandezi është ringjallur. Me 9 gola në kampionat e dy në Europa League, Depaj ka është ringjallur, pas vuajtjeve të sezoneve të fundit dhe tashmë është sërish mjaft i kërkuar në treg.
Gazzetta dello Sport raporton se Milani do të tentojë ta blejë në verë, me Lionin që e bleu për 16 milionë euro në verë dhe me siguri nuk do ta refuzonte një ofertë te 35-40 milionë eurot, edhe pse tashmë shifra të tilla duken qesharake, në një futboll ku blerjet ‘modeste’ nisin nga 40 milionë e lart.
Fasone e Mirabeli kanë nisur kontaktet me lojtarin dhe stafin e tij dhe nëse merret pëlqimi i tij, me siguri gjithçka do të bëhej e lehtë me Lionin.