Milani eleminon Romën dhe kalon në gjysmëfinale, Zhoao Feliksi tund rrjetën në debutim

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Milani është ekipi i dytë gjysmëfinalist i Kupës së Italisë. Kuqezinjtë kanë eleminuar Romën mbrëmjen e sotme pas fitores me rezultatin 3-1. Tami Abrahami shënoi dy herë në pjesën e parë, në minutën e 16 dhe të 42-të. Dovbiku ngushtoi shifrat në minutën 54-t, por Zhoao Feliksi vulosi përfundimisht rezultatin në 3-1.

Transferimi i ri i Milanit shënoi që në debutim, duke shfrytëzuar një asist të Himenezit në minutën e71-të. Tashmë kuqezinjtë presin të mësojë kundërshtarin e radhës i cili do të jetë fituesi i çiftit Inter-Lacio./Sport Ekspres/