UEFA po i hap telashe pa fund dhe mund ta përjashtojë nga Europa League, por Milani nuk ka ndërmend të ndalet dhe në verë do të kryejë disa operacione shumë të rëndësishme në merkato. Ky është premtimi i drejtuesve të klubit, kjo shtë shpresa e Gatuzos dhe tashmë mediat kanë zbuluar edhe synimin e parë madhor të klubit kuqezi.
Bëhet fjalë për Alvaro Moratën, ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Juventusit, tashmë pjesë e Çelsit. Sulmuesi 24-vjeçar nuk është i lumtur në Londër dhe Çelsi e ka nxjerrë në shitje, ndërkohë që kthimi i tij në Itali duket i sigurt.
E do edhe Juventusi, por mediat në Itali raportojnë se Milani ka kaluar në avantazh mbi të gjitha për një arsye të thjeshtë: Gatuzo i ka garantuar Moratës se do të jetë pikë referimi te kuqezinjtë, ndryshe nga sa ka ndodhur në çdo ekip tjetër të spanjollit.
Por si do të paguhet Morata, duke paë situatën delikate të Milanit? Plani është që të shitet patjetër një prej sulmuesve Kaliniç e Andre Silva, që do të thotë të paktën 20 milionë euro për kroatin dhe 35 për portugezin.
Gjithashtu, do të shitet një prej dy yjeve të skuadrës: Donaruma ose Suso. I pari është kthyer në armik për tifozët e Milanit dhe nëse vjen ofertëmbi 40 milionë euro, largohet, ashtu si Suso, që e ka 40 milionë euro klauzolën e prishjes së kontratës.