Nejmar: Unë te Reali? Budallallëqe!

“Unë te Reali i Madridit? Janë budallallëqe, nuk ia vlen as të flasim për këtë histori. Tani jam i përqendruar te kombëtarja”. Kështu u shpreh Nejmar, pas vizitës në Muzeun e kombëtares braziliane në Rio, kur u pyet në lidhje me një të ardhme të mundshme te Los Blancos.

Para nisjes për në Londër, ku Brazili do të luajë një miqësore, Nejmar ka folur edhe për formën e tij fizike, sepse vjen nga një dëmtim serioz, që e detyroi të mbyllte para kohe sezonin me PSG-në. “Fizikisht jam mirë, edhe pse duhet të përshtatem me disa gjëra. Kam ende pak dhimbje dhe nuk jam ende në 100%, por nuk është asgjë serioze. Ka ende plot kohë deri në debutimin në Botëror”.

Brazili luan për ta fituar Botërorin: “Unë e shoh në majë, mes ekipeve më të mirë në botë. Siç e thotë edhe trajneri ynë, do të shkojmë në Rusi për të fituar”.

Ndërkaq, Nejmar ka postuar në Instagram një foto të tij ndërsa sheh trofen e Kupës së Botës dhe shkruan: “Rrugëtimi ka nisur, dhe po vij drejt teje. E di që do has shumë vështirësi, por do të bëj të pamundurën për të të pasur në duar. Drejt lavdisë!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online