Milani duhet të kalojë “murin e Beratit” për të arritur në “Champions League”, Atalanta nuk do të falë asgjë

Atalanta nuk do të falë asgjë në përballjen e fundit që ka kundër Milanit. Nëse ekipi nga Bergamo do të dalë me pikë nga kjo ndeshje, me shumë mundësi do të përkëthehet në dështimin e misionit për kuqezinjtë, që nuk do të arrinin kualifikimin në “Champions League”.

Mediat italiane raportojnë se Berat Gjimshiti do të kthehet si titullar në këtë ndeshje pasi u la në stol kundër Juventusit. Dëshira e madhe e Milanit për të arritur në “Champions League” kalon edhe nga “muri i mbrojtësit shqiptar” që ka treguar nivel të jashtëzakonshëm në këtë sezon.

Por edhe sa i përket zgjedhjeve të tjera, Gasperini nuk ka ndërmend të bëjë eksperimente. Lojtarë si Zapata dhe Malinovski do të luajnë nga minuta e parë duke kërkuar fitoren që do t’i jepte më shumë kredite Atalantës në aspektin financiar dhe historik të klubit, teksa do të renditej në vendin e dytë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *