Milani dhe Interi gjejnë akordin për ndërtimin e stadiumit të ri, “San Siro“ shembet i tëri për të mos lënë asnjë gjurmë

Milani dhe Interi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për sa i përket stadiumit të ri të qytetit. Të dy klubet italiane kanë rënë dakort që “San Siro” të shembet i tëri. Një debat i gjerë e ka ndjekur këtë temë, me opinionin publik që kërkonte të mbetej diçka nga stadiumi mitik i Milanos, i cili është ndërtuar që në vitin 1926.

Por klubet kanë vendosur që nga “San Siro“ të mos mbetet më asnjë gjurmë. Projekti është dorëzuar në Këshillin e Milanos dhe në nëntor pritet të merret drita jeshile. Punimet do të fillojnë në vitin 2024 dhe do të përfundojnë në 2027-n. Kostoja do totale do të kapë shifrën e 1.2 bilionë eurove./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *