Milan përmbys Olimpiakosin, Arsenali bën detyrën në Azerbajxhan

Janë mbyllur më shumë se gjysma e ndeshjeve të javës së dytë të Europa Ligë. Milani i Xhenaro Gatuzos konfirmon momentin e mirë, teksa fitoi me përmbysje ndaj Olimpiakosit, ndërsa Arsenali i Unai Emeri triumfoi ndaj Karabakut të Ansi Agollit.

Milani e nisi ndeshjen keq në “San Siro”, ku e pa veten në disavantazh pas 14 minutash. Ishte një krosim nga e majta, ku më pas spanjolli Migel Guerrero goditi me kokë për të mposhtur Pepe Reinën. Një Milan që nuk arriti të ngrihej në pjesën e parë dhe shkoi në pushim në disavantazh. Pjesa e dytë duket se i zgjoi të besuarit e Gatuzos, mbi të gjitha zëvendësimet e trajnerit italian rezultuan deçizive.

Në minutën e 54-t Kutrone dhe Çalhanoglu erdhën në fushë për të marrë vendin e Kastijeho e Bonaventura. Ishte pikërisht Kutrone në minutën e 70-të që barazoi shifrat, përpara se Higuain të dërgonte në avantazh kuqezinjtë gjashtë minuta më vonë. Më pas, në minutën e 79-të ishte përsëri italiani që pas një pasimi të Çalhanoglu hipotekoi fitoren për kuqezinjtë.

Ndërkohë Arsenali vihej përballë Karabakut në Azerbajxhan dhe Emeri i besonte formacionit të dytë. Një zgjedhje që rezultoi e drejtë për teknikun spanjoll, teksa të besuarit e tij pas vetëm katër minutash lojë e panë veten në avantazh. Ishte greku Sokratis që pas një goditje nga këndi dërgoi në avantazh “topçinjtë”. Pjesa e parë u mbyll me një lojë të ekuilibruar, por shifrat mbetën 0-1. Në pjesën e dytë Arsenal arriti të shënonte dhe dy herë të tjera, fillimisht me talentin 18-vjeçar Smith-Roui dhe më pas me anë të mesfushorit francez Gundeguzi.

EUROPA LIGË

Astana 2-0 Renë
Milan 3-1 Olimpiakos
Anderleht 0-2 Dinamo Zagreb
Bajer Leverkusen 4-2 AEK Larnaka
Real Betis 3-0 Dudelanzh
Bordo 1-2 Kopenhagen
Fenerbaçe 2-0 Trnava
Karabak 0-3 Arsenal
Rosenborg 1-3 Lajpcig
Salcburg 3-1 Sëlltik
Vorskla 1-2 Sporting
Zenit 1-0 Slavia Pragë
Zyrih 1-0 Ludogorets

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *