Agolli titullar në humbje, Kololli feston me asist

Një mbrëmje deri diku e mirë për një pjesë të lojtarëve shqiptar. Nëse disa kanë pasur dhe rezultate pozitive, një pjesë prej tyre duhet të kënaqen me aktivizimin.

Ansi Agolli u rikthye titullar me Karabakun e tij, por pa mundur që të marrë një rezultat pozitiv ndaj Arsenalit të Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit, të cilët e panë ndeshjen nga stoli. Topçinjtë triumfuan 0-3.

Në Zvicër, Zyrihu ka mundur minimalisht Ludogoretsin me një gol të islandezit Palson, i cili ktheu në gol një pasim të Benjamin Kolollit. Si Kololli ashtu dhe  Hekuran Kryeziu ishin që nga minuta e parë në fushën e lojës.

Anderlehti është mundur në shtëpi nga Dinamo e Zagrebit. Në fushë për kroatët ishte titullar dhe Amir Rrahmani. Mbrojtësi luajti 90 minuta të plota, ndërsa belgët sërish e kishin lënë jashtë skuadre Kristal Abazajn.

Ardin Dallku ka qenë në fushë në humbjen e skuadrës së tij Vorskla Poltava ndaj Sportingut të Lisbonës. Edhe pse ukrainasit ishin në avantazh në minutën e 90’ dhe të 90+3’ janë ndëshkuar dy herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online