Milani mbetet “në mes të detit”, pasi e shumëpërfolura shitje e klubit nuk po ndodh.
Pronari i klubit, Jonghong Li, po bisedon me disa biznesmenë të pasur në Amerikë dhe dukej ranë marrëveshjes me italo-amerikanin Roko Komiso, por mbrëmë gjithçka u ndal.
Li ka rritur gjatë ditës së djeshme kërkesat e tij dhe ka ndryshuar kushtet, duke irrituar pa masë Komison.
Për këtë arsye, ky i fundit ka vendosur një ultimatum prej 48 orësh, me ofertën e tij që nuk ndryshon: pak më shumë se 500 milionë euro në total, për të shlyer borxhin e Milanit te fondi Elliott (32 milionë euro duhen paguar brenda 6 korrikut), si dhe për të marrë 70% të aksioneve, me Li që do të mbante 30%. Gjithashtu, Komiso do të niste punën për projektin e stadiumit të ri.
Në sfond qëndron edhe Tomas Rikets, pronari i Chicago Cubs, por ndërkohë Jonghong Li duket se po bën lojëra me shpresën se do të gjejë 32 milionë euro pa qenë nevoja ta shesë Milanin.
Në gjithë këtë histori, i humbur del Milani, sepse UEFA po ndjek zhvillimet dhe përjashtimi është i sigurt, nëse nuk vjen një ortak i ri, me garanci financiare të konsiderueshme, që do ta nëntë situatën financiare të Milanit të sigurt.