Milani ka bërë një goditje në mesfushë. Kuqezinjtë vuajnë më shumë në këtë sektor dhe kanë menduar që të përforcohen. Kuqezinjtë gjetën marrëveshjen me futbollistin e Valencias, Yunus Musah.
20-vjeçari do të jetë pjesë e ekipit të Piolit nga sezoni i ardhshëm, teksa transferimi u mbyll për 20 milionë euro. Lojtari do të zbarkojë nesër në Milano dhe të enjten do t’i nënshtrohet testeve mjekësore. /Sport Ekspres/