Miku i mirë në ditë të vështira, Lens Armstrong surprizon Jan Ulrih!

0

Ish-fituesi i Turit të Francës në sportin e çiklizmit, Jan Ulrih, po kalon një moment të vështirë. Drogë, alkool, dhunë mbi femrat, arrestime nga policia dhe skandale pafund. Gjermani kaloi disa ditë në psikiatri dhe vazhdon terapinë kundër varësisë nga droga dhe alkooli. Moment i vështirë, por miqtë e mirë duken në ditë të vështira.

Lens Armstrong nuk e ka harruar Ulrih dhe është nisur drejt Gjermanisë për ti treguar mbështetjen e tij. Në një postim në “Insta”, amerikani nga Teksas ka postuar një foto me Ulrih dhe shkruan në koment: “Fantastike të kaloja ditën me këtë njeri. Siç shumë prej jush e dini, unë e adhuroj Jan Ulrih. Ai ka qenë një rival i veçantë për mua. Më ka frikësuar, motivuar dhe ka bërë që të jap më të mirën nga vetja.

Ta shihje mbi biçikletë, ishte klas i pastër. Koha ecën shpejt dhe miku im po kalon një moment të vështirë. Nuk mund ta humbisja mundësinë të vija në Gjermani dhe të kaloja disa ditë me të. Ju lutem mbajeni Janin në mendimet dhe lutjet tuaja. Ai ka nevojë për mbështetje nga ne të gjithë”, përfundon Lens Armstrong.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.