Marjol Miho, trajneri i Apolonisë, pas ndeshjes me Tiranën, u shpreh se miqësorja i kish vlejtur ekipit të tij. I gjithë synimi ishte që ai ta shihte ekipin e tij në fazën mbrojtëse dhe me një ekip të fortë kjo arrihej.
“Tirana ka nisur përgatitjet para nesh, janë më të konsoliduar. Na shërbeu për të parë ekipin në fazën mbrojtëse. Ky ishte objektivi ynë”, tha fillimisht trajneri i fierakëve për mediat pas ndeshjes.
Më tej ai shtoi: “Nuk krenohemi se pësuam dy gola, mund të shënonim edhe ne të parët dhe të fitonim. Miqësore nuk bëhen për rezultat, por për të rregulluar gabimet që shfaqen. Jemi ekip që sapo jemi ndërtuar. Do kemi miks brezash. Jemi një klub që mundohemi të thithim talentet. Disa prej tyre u shfaqën edhe sot. Objektivi ynë është të ngjitemi në Superiore”.