Mezani: Se mendonim këtë pozicion, ishte e vështirë për të çarë Kamzën

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, ka folur pas ndeshjes për “Supersport” teksa ka treguar se ishte një ndeshje mjaft e vështirë. Po ashtu ai ka komentuar dhe pozitën në klasifikim, ku ndodhet përkrah Kukësit.

NDESHJA – “Ishte ndeshje e vështirë dhe e dinim këtë. Kamza është skuadër e fortë që mbrohet mirë e ta bën të vështirë për të dalë te loja jonë. Në pjesën e dytë u futëm të bindur dhe ja arritëm qëllimit. Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë. Sa më lart të shkojmë aq më e vështirë është. Kur je në krye duhet të behsh mirë akoma, sidomos tifozerinë që kishte mbushur sot stadiumin, presidentin dhe njerëzit që na motivojnë”.

DHURATË NGA NDESHJA E NESRËRM NË KUKËS? – “Dua që nesër një rezultat favorizues, por ne duhet të shohim ndeshjet tona, e më pas do të jetë më e lehtë. T’i marrim ndeshjet një e nga një e të bëjmë mirë duke shprehur futboll, pasi jemi larg lojës tonë të dy fazave të para”.

VËSHTIRËSIA – “Ishte e vështirë për të depërtuar në mbrojtjen kundërshtare, u kërkova lojtarëve që të qarkullonim topin e të godasim nga krahët, ashtu siç erdhi goli i parë. Duhet t’i gëzohemi këtij rezultati”.

POZICIONI – Nuk e mendonim këtë pozicion, por po mundohemi ta mbajmë skuadrën me këmbë në tokë. Lojtarët me eksperiencë na ndihmojnë për anën psikologjike. Ne do mundohemi të bëjmë ndeshjet tona. Nëse do të luajmë si në fazën e dytë do jemi një skuadër e vështirë për t’u mundur dhe do jetë e vështirë të mos marrim rezultate pozitive. Duhet të jem ime këmbë në tokë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *