Pas ndeshjes trajneri i Laçit ishte mjaft i lumtur për suksesin e arritur, por sërish kërkon që skuadra e tij të qëndrojë me këmbë në tokë.
FITORJA – Është shumë me rëndësishme të qëndrojmë me këmbë në tokë. E them shpesh sepse dihet që kemi lojtarë të rinj dhe kjo është frika. Dy ditë për të marrë tre pikë… Nata e mbrëmshme deri më tani ka qenë një makth i vërtetë, pasi kishim diçka që mund ta humbnim në dorë. Dua të falënderoj çunat për këtë fitore dje dhe sot. Duhet të mendojmë që nga nesër për ndeshjen e radhës.
Do të doje që ndeshja të mbyllej që dje?
Kisha mendimin që të luhej dje, por ishte e pamundur. Ishte vetëm një dëshirë. Kjo shtesë e luajtur sot i bënte më mirë Flamurtari. Faktori kohë dhe fushë ishte i njëjtë për të dyja skuadrat. Kemi bërë një ndeshje sot të ekuilibruar.
Synimet…
Jemi në vendin e tretën por nuk i mendoj këto gjëra. Duhet të punojmë sa më shumë.
Penalltia?
Nuk mund të fsheh sinqeritetin tim. Në momentin e parë nga distanca nuk shihet. Ju a kam thënë të gjithëve sot këtë gjë që nga pankian shihet vetëm veprimi. Ka pasur një kontakt me bërryl. Mendoj se do të ishte më e udhës që mbrojtësi mos të bunet enjë kontakt të tillë. Arbitri ka qenë më afër dhe nga reagimi i Xhajës e ka dhënë pa dyshim, besoj se ka qenë e drejte. Ka kontakt dhe kur ka kontakt duhet të ketë penallti. Pak rëndësi ka se na janë mohuar penallti dhe nuk mund t’i gjykojmë këto gjëra. Unë jam trajneri i Laçit dhe nëse nuk do ishte do të them ishte.
NDESHJA SOT…
Minuta e para janë të vështira për skuadrën udhëtuese. E kam thënë dhe do e them se Flamurtari është e mirëkompozuar me lojtarë të mirë dhe shumë e fortë. Rezultati ishte 0-1 dhe unë prisja një Flamurtar akoma dhe më agresiv. Nuk ishin vetëm 15 minuta e para, por na vunë në vështirësi gjatë 45 minutave. Selmani na mbajti në lojë me pritjet e tij. Që nga porta dhe deri në sulm, kur gjërat shkojnë në ekuilibër është gjë e mirë. Po rriten avash-avash profesionalisht.