Mezani i pathyeshëm, një leksion Flamurtarit të tij

Trajneri i Laçit, Gentjan Mezani, ishte mjaft i qetë pas ndeshjes e djeshme dhe dukej qartësisht i kënaqur me barazimin e marrë. Natyrisht do të donte fitoren, në një ndeshje të luajtur larg Vlorës së tij, por tashmë e ka kompletuar rekordin: Asnjë humbje në 4 përballje sezonale me Flamurtarin. Deri vjet ishte aty, por e përdornin vetëm part-time, për hall, ndërsa tani Mezani po shkon në Europë dhe mund të fitojë kupën.

Pas ndeshjes Mezani deklaroi: “I kënaqur? Mund të bënim më shumë në aspektin sulmues, mundësitë ishin, sidomos në pjesën e dytë kur u hap ndeshja. Duhet të ishim në ekuilibër dhe të kundërsulmonin. E kapëm keq kundërshtarin në disa situata, por nuk mundëm të shënonim kur ndodhi. Nuk ndikoi largimi i Rexhinaldos, edhe Xhixha e bëri punën siç duhet. Ishte ndërrim i detyruar. Pjesa tjetër është se duhet të jemi të kënaqur me pikën. E rëndësishme ishte që të mos humbnim”.

“Flamurtari ka disa lojtarë të mirë dhe të gjatë në mbrojtje. E mbuluan Rexhinaldon gjithë kohën, Uzuni do na shërbente shumë. Bushi ka bërë një ndeshje të mirë dhe pse jo duhet ta përgëzojmë. Kupa? Mendojmë për kampionatin njëherë. Do vlerësohet në momentin e duhur”.

Në Vlorë kërkojnë trajner, edhe pse ndoshta i duhet dhënë një shans Ardi Beharit të punojë gjithë verën me këtë ekip dhe me përforcime, por dihet që në Vlorë nuk kanë besim te vlonjatët, sidomos ata pa shumë eksperiencë, ndaj si Behari, ashtu edhe Mezani, bëjnë rolin e rezervës së luksit, edhe pse pakkush e njeh Flamurtarin dhe Vlorën si këta të dy.

One thought on “Mezani i pathyeshëm, një leksion Flamurtarit të tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online