Mezani: Fitore e bukur, por mos të vendosim objektiva

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, ka qenë mjaft i kënaqur nga fitorja kundër Partizanit, por ndërkohë kërkon të largojë euforinë.

“Jam i kënaqur nga fitorja, në përgjithësi edhe nga loja, edhe pse është e qartë që kemi ende punë për të bërë. Jemi një skuadër me e re, me të ardhme të bukur, me një grup cilësor dhe të talentuar, ndaj nuk mund të bëj veçime. Rexhinaldo është një lojtar cilësor, që na ndihmon shumë, por e gjithë skuadra po e ndihmon shumë.

Objektivi? Është ende herët për të folur për objektiva. Bëjmë gabim të madh nëse vendosim synime dhe ushtrojmë presion mbi skuadrën. Duhet të marrim ndeshjet një nga një dhe të shohim me kalimin e kohës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online