Mesfushori me origjinë turke, Mesut Özil filloi aventurën e re në Turqi tek skuadra e Stambollit, “Fenerbahçe”. Ish lojtari i Arsenalit shënoi golin e vetëm të takimit Adana Demirspor-Fenerbahçe duke i dhënë kështu tre pikët e para skuadrës së tij
“Viktima” e Mesut Özil ishte portieri i Kosovës, Arianet Muriq, i cili mbron portën e Adana Demirspor. Pas një aksioni fantastik nga Fenerbahçe, Muriç nuk mund të bënte asgjë për të ndalur Ozilin, i cili shënoi me portën bosh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/