Mësuan se do të luajnë me ekipin shqiptar, trajneri i Beshiktash flet për Tiranën: Ka ekip të ri dhe dinamik, në shtëpinë e tyre do të ketë atmosferë

Tirana do të luajë kundër Beshiktashit në turin e dytë të Conference League. Bardheblutë arritën që të kalonin Dinamo Batumin. Pas atij barazimi 1-1 në shtëpi, erdhi ajo fitore 1-2 e marrë në transfertë.

Tani është momenti që ekipi i Superiores të mati forcat me Beshiktashin. Një koment të shkurtër në lidhje me Tiranën e ka dhënë edhe trajneri i Beshiktashit, Gunes. “Tirana ka ekip të ri dhe shumë dinamikë. Atmosfera e tyre në shtëpi është gjithashtu e bukur, por fusha nuk është e mirë”, ka thënë Gunes për “TRT Sport”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *