Në ditën e sotme është hedhur shorti sa i përket fazës së Play Off në Champions League. Të gjitha ekipet kanë mësuar rivalët e tyre në rast se kalojnë me sukses turin e tretë.
Kështu Myrto Uzuni me Ferencvaros duhet të kalojnë Slavian e Pragës, atje ku luan edhe Olainka. Nëse detyra mbyllet me sukses, në fazën e fundit gjen fituesin e çiftit Cluj-Young Boys. Zviceranët janë disi më favorit dhe Uzuni do të përballej me ekipin që nxorri Tiranën nga grupet e Europa League në kohën e Egbo.
Ndërkohë për Muçin rezervohen përballje të nxehta në Ballkan. Fillimisht Legia duhet të kalojë Dinamon e Zagrebit. Nëse do të përmbushej qëllimi, atëherë në Play Off e pret fituesi i çiftit Crevena Zvezda-Sherif Tiraspol. /Sport Ekspres/