Mësohen 4 ekipet që kualifikohen matematikisht nga “Champions League”, ka vetëm një “grup zjarri”

Asnjë histori në javën e katërt të Champions League, teksa skuadrat e madhe bëjnë detyrat përballë skuadrave kundërshtare. Barcelona, Juventus, Chelsea dhe Sevilla bëhen 4 skuadrat e para që kualifikohen matematikisht për në fazën tjetër të Champions League. Juventusi, Chelsea dhe Sevilla e arritën fitoren vetëm në minutat e fundit të takimit, ndërsa Barcelona e dominoi totalisht Dinamon e Kievit edhe pse me mungesën e lojtarit më të mirë, argjentinasit Lionel Messi.

Gara mbetet e hapur në grupin H, teksa PSG shpëton nga eleminimi me fitoren ndaj Liepzig. Golin e vetëm të takimit e shënoi Neymar në minutën e 11-të nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa në grupin F, Lazio mposht Zenitin me shifrat 3-1 dhe tashmë është vetëm një hap larg kualifikimit në fazat me eleminim direkt. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online