“Mesin e lija vetë të më kalonte, të ishte lojtar tjetër nuk ndodhte”! Manaj kujton edhe konfliktin te Shqipëria: Isha adoleshent, thashë gjëra të nxituara

Rei Manaj ka dhënë një rrëfim të gjatë për “Calciomercato.com“ ditën e djeshme. Sulmuesi shqiptar ka folur gjerësisht rreth së ardhmes së tij, peridudhës te Barcelona, të shkuarës me Interin, si dhe për raportet me De Biazin dhe Rejën në Kombëtaren kuqezi.

E ardhmja: “Jam mirë këtu dhe do të isha i lumtur të qëndroja. E di se çfarë dua, por klubi duhet të bëjë një sakrificë si në karton ashtu edhe në pagë. Për të ecur përpara së bashku, duhet të biem dakord të gjithë.

Debutimi me Interin: “Falenderoj Mançinin për mundësinë që më dha të debutoj dhe të luaj disa ndeshje. Tani do të ishte një ëndërr të kthehesha te Interi. Në fund të kampionatit ishim të gjithë të relaksuar dhe jo shumë të përqendruar. Një ditë më dërgoi në dhomat e zhveshjes se nuk po stërvitesha mirë. Në fillim u zemërova shumë, më pas kuptova që e kishte bërë për të mirën time dhe mora mësimin tim”.

Barcelona: “Ishte më e rëndësishmja e jetës sime. Ata më kishin marrë për Barçën B, por Suarez u dëmtua për 5 muaj dhe u fol edhe për një mundësi për të shkuar në ekipin e parë. Në fund mbeta në rezervë, por gjithsesi u ndje pesha e fanellës. Në fushë mund të shihje dallimin mes lojtarëve të Barcelonës dhe të tjerëve, ne luajtëm me qetësi të çmendur”.

Mesi: “Unik, është lojtari i vetëm që më emocionoi. Është më i forti në histori. As në stërvitje nuk gaboi kurrë, gjithmonë merrte vendimin e duhur. Gjatë stërvitjes kam qenë gjithmonë i kujdesshëm që të mos i ndërhyja rëndë. Sapo ishim një me një, ai shkoi fillimisht djathtas, pastaj majtas dhe në fund e lashë të kalonte. Me një tjetër nuk do të kishte përfunduar kështu”.

Konflikti me De Biazin: “Isha ende adoleshent. Doja të shkoja në Kombëtare por ai nuk më thirri. Thashë gjëra të nxituara që unë dhe ai mund t’i kishim menaxhuar më mire. Më pas u sqaruam me trajnerin dhe tani kemi një marrëdhënie të mirë”.

Marrëdhënia me Rejën: “Kam respekt të madh për një person dhe një trajner që ka arritur rezultate të rëndësishme në karrierën e tij. E dua. Ai po bën një punë të shkëlqyer me Kombëtaren. Ne flasim shpesh dhe kur në verë më duhej të vendosja nëse do të vija në Itali apo do të qëndroja në Spanjë, ai më këshilloi të kthehesha këtu”, ka rrëfyer Rei Manaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online