“Mesin do e merrja dhe në shtëpi”, Ramos: Unë te Barcelona? Nuk ndodh për asnjë shifër

Sergio Ramos ka habitur tifozët e Realit të Madridit, teksa ka deklaruar se fundmi se do ta pranonte Mesin në skuadrën e tij. Pavarësisht se Mesi dhe Reali i Madridit kanë një rivalitet 20 vjeçar, mbrojtësi spanjoll i beson eksperiencës së argjentinasit.

“A do ta pranoja Mesin në Madrid. 100%. Pa asnjë dyshimin më të vogël. Gjithashtu do ta ftoja në shtëpinë time për ta ndihmuar”- u shpreh Ramos.

Megjithatë kapitenin i Realit të Madridit ka mohuar bashkimin me Mesin tek skuadra ë Barcelonës.

“Unë kurrë nuk do të luaja tek Barcelona, as për 50 milion euro në vit, as për 70. Janë disa gjëra që paraja nuk mund t’i blejë”- tha Ramos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *