Edhe pse pjesa më e madhe e sportdashësve kanë qenë gjithnjë të mendimit se kampionati më i fortë është ai anglez, nuk mund të mos hidheshin sytë në Spanjë ku luanin dy yjet më të mëdhenj të momentit, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Luhej “El Clasico” dhe vëmendja ishte vetëm tek ata të dy, të cilët me doemos donin të linin shenjën e tyre në fushë Luhej “El Clasico” dhe vëmendja ishte vetëm tek ata të dy, të cilët me doemos donin të linin shenjën e tyre në fushë. Plot 10 Topa të Artë të dy së bashku në një dekadë dhe në shumë pa kraste dikush tjetër është munduar të futet në garën e tyre. Mesi apo Ronaldo?
Transferimi i Ronaldos tek Juventus pa diskutim është një nga më të bujshmit në historinë e futbollit. Nëse në Itali gëzohet “Zonja e vjetër” që pasuroi organikën me një lojtar të një niveli shumë të lartë, gëzohet dhe i gjithë futbolli italian që do të ketë një vëmendje më të madhe. Megjithatë, tani krahasimi mes tyre duhet të bëhet në distancë!
Normalisht që ka dhe pasoja ky transferim, flasim gjithnjë për anën sportive, pasi nuk do të kemi një përplasje mes Mesit dhe Ronaldos, siç ishim mësuar të shihnim të paktën 2 herë në sezon. Normalisht që një përballje mes tyre ishte gjithnjë interesante, por tani na duhet të kryqëzojmë gishtat që Barcelona dhe Juventus të ndeshen në Champions League për të parë dy nga lojtarët më të mëdhenj të kohës tonë të takohen me njëri-tjetrin.