“Mesi po ecte në fushë, a nuk i vjen turp para miqve?”! Van der Vart i jep “shuplakë të rëndë”: Shihni Kristiano Ronaldon, është tjetër gjë

Van der Vart i ka dhënë “shuplakë” të fortë Lionel Mesit. Ylli argjentinas ishte në hije gjatë ndeshjes kundër Manchester City. Ajo që është vënë re edhe këtë herë është ecja që bën Mesi në fushën e blertë, duke mos treguar dëshirë dhe duke mos ushtruar presion te kundërshtarët.

Për Van nder Vart kjo është totalisht e papranueshme dhe gjithçka nisi që te Barcelona, kur drejtohej nga Koeman. “Mesi ecën në fushë. A nuk i vjen turp para miqve? Ai po ecte në fushë, të gjithë e kalonin.

Jam nervoz me të. Është për të ardhur keq, sepse një futbollist i tillë nuk do të lindë më. Ka nisur që me Ronald Koeman në Barcelonë. Në fakt ishte një refuzim për të punuar. Nuk është normale për një lojtar të tillë.

“Le të shohim pak Ronaldon. Ata janë lojtarë të ndryshëm, por Cristiano po lufton. Ai dëshiron ta çojë skuadrën në një nivel tjetër”, përmbylli me kritikën e tij Van der Vart. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online