Do të luajë apo jo? Trajneri i Barcelonës: Mesi e ka fjalën e fundit, e njeh më mirë trupin e tij

Trajneri i Barcelonës, Koeman ka mbajtur një konferencë për shtyp një ditë përpara finales me Atletiko Bilbaon. Hollandezi deklaroi se do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi jo më larg se një ndeshje më parë, kjo skuadër bëri të pamundurën duke mposhtur Realin e Madridit.

“Skuadra është mirë dhe në gjendje të qëndrueshme emocionale. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por duam të dominojmë dhe të fitojmë. Nuk do ta nënvlerësojmë Bilbaon, ata sapo mundën Realin e Madridit.”- nisi fjalimin Koeman.

Gjithashtu ai deklaroi se nuk ka asnjë siguri nëse Mesi do të jetë prezent në fushën e lojës, për të ndihmuar skuadrën e tij. Megjithatë tekniku i Barcelonës shpreson ta ketë argjentinasin në dispozicion, pasi është një vlerë e shtuar e skuadrës.

“Ne po shpresojmë që Mesi të jetë i gatshëm të luajë nesër. Leo e ka fjalën e fundit, ai e njeh trupin e tij në mënyrë perfekte. Do të presim deri nesër”- u shpreh Koeman në lidhje me Mesin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online