Një nga batutat që mori jehonë gjatë ndarjes së çmimeve nga UEFA, ishte ajo e thënë nga Kristiano Ronaldo. Ky i fundit ftoi edhe Lionel Mesin, për të konsumuar një darkë së bashku.
Ylli argjentinas ka dhënë një intervistë së fundmi, duke pranuar ftesën e bërë nga portugezi, nëse do të ndodhë në një moment. Gjithsesi Mesi është shprehur se nuk ka pasur kurrë probleme me Ronaldon, por edhe se nuk mund të quhen miq, pasi të pakëta janë herët kur takohen së bashku.
“A do ta pranoja një ftesë për darkë nga Kristiano Ronaldo? E kam thënë gjithmonë, nuk kam asnjë problem me të. Ne nuk jemi miq, sepse kurrë nuk kemi ndarë të njëjtën dhomë bashkë. Jemi takuar vetëm kur kemi luajtur kundër apo në ceremonitë e çmimeve. Jetojmë edhe në vende të ndryshme dhe kemi shumë angazhime. Por nëse krijohet mundësia për të konsumuar një darkë së bashku, për mua nuk është problem”, ka thënë Mesi. /Sport Ekspres/