Dëmtimet në repartin e mesfushës po kthehen në një makth për trajnerin e Totenhemit Maurisjo Poçetino. Mbas Musa Sisokos dhe Viktor Uanijama, të cilët janë të dëmtuar prej muajsh, listës së të dëmtuarve i është shtuar dhe anglezi Erik Dajër.
Mesfushori shtatlartë alarmoi stadin mjekësor, teksa filloi të ndjente dhimbje të fuqishme në bark, pak orë para fillimit të ndeshjes tjetër të Bajernit. Me anë të një komunikate, klubi londinez ka njoftuar se 24-vjeçari do të rikthehet në stërvitje në muajin janar, pasi i është nënshtruar një operacioni për heqjen e apendesitit.
Në mungesë të lojtarëve të lartpërmendur, trajnerit të “gjelave” i duhet të lutet që dyshja e mesfushës Herri Uinks dhe Musa Sisoko të mos pësojë gjë gjatë katër ndeshjeve të ardhshme, përndryshe, argjentinasi nuk ka rrugë tjetër përveç se të hedhë sytë nga lojtarët e akademisë.