Mesfushori i Lihtenshtejnit, Sandro Vizer, ka folur në konferencë për shtyp para sfidës kundër Shqipërisë, duke e pranuar se pret një ndeshje shumë të vështirë: “E dimë që Shqipëria ka një skuadër mjaft të mirë dhe dëshiron të marrë maksimumin. Edhe ne do të provojmë të bëjmë më të mirën, pavarësisht se do të jetë shumë e vështirë. Duhet të kalojmë kapacitetin tonë futbollistik. Na pret një ndeshje e vështirë. Për ne do të ishte pozitive që të merrnim edhe një pikë. Objektivi ynë është pikërisht që të kthehemi në shtëpi me rezultat”.
Një ndër futbollistët më të mirë të Lihtenshtejnit, Vizer zbulon se gjatë uljes në aeroportin “Nënë Terreza” pati momente paniku, pasi impakti i parë në pistë ishte i ashpër dhe avioni i trondit pak, me futbollistët që u trembën: “Ulja e avionit ishte e vështirë, por për fat mbërritëm shëndoshë e mirë dhe ndihemi më mirë. Ulja nuk ishte shumë e butë, por në fund gjithçka kaloi pa probleme.