Një video e postuar në Instagram nga Ognjen Vukojeviç, ku shfaqej edhe Domagoj Vida, acaroi rusët. Arsyeja? Një mesazh drejtuar popullit ukrainas, me përshëndetje dhe falënderim, por edhe një frazë “Lavdi Ukrainës”, që ka tingëlluar si provokim.
Në fakt Vida, autor i një goli ndaj Rusisë, luante te Dinamo e Kievit deri vjet, ashtu si Vukojeviç kur luante futboll, ndërsa tani është në stafin drejtues të Kroacisë.
FIFA ka marrë sinjalizime nga Rusia dhe hapi hetim, duke paralajmëruar Vidan që të mos përsëriten më ngjarje të tilla, që mund të krijojnë probleme jashtë futbollit.
Ndërkaq, vetë Vida ka dalë me një deklaratë ku sqaron se gjithçka ishte një falënderim për mbështetjen ukrainase gjatë gjithë Botërorit dhe se ka shumë miq edhe në Rudi.
Po ashtu, Federata Kroate ka mohuar çdo provokim politik ndaj Rusisë , duke theksuar se marrëdhëniet mes dy federatave janë shumë të mira, por ndërkohë i ka tërhequr vëmendjen Vidas që të shmangë situata të tilla, që krijojnë keqkuptime.