Mes shqiponjës së bërë nga braziliani dhe lotëve te goli i dytë, Kaina kishte shumë për të thënë te Vllaznia

Kaina është një prej “zhgënjimeve” më të mëdha të këtij sezoni deri tani në Superiore. Shkëndijat e potencialit të tij i tregoi pak edhe ndaj Craiovas, teksa ishte i pamposhtur në duele fizikisht. Por për t’i vendosur kapakun të cilësive që zotëron, mjafton të përmendim ndeshjen me Tiranën në javët e para.

Vllaznia i mundi me shifrat 2-1 në kryeqytet pa bërë asgjë, pa luajtur fare futboll, por duke pasur një Kaina në nivel më të lartë. Teksa bardheblutë e kishin kthyer ndeshjen me një portë, papritur Kaina nis të futet me topin në zonë duke fituar penallti dhe duke nxjerrë me karton të kuq Zhivanajn. Vetëm 7 minuta më vonë do t’i jepte edhe goditjen e fundit kampionëve të Superiores me golin e shënuar, për ta mbyllur aty historinë e takimit.

Por pas këtij takimi, braziliani nuk kishte arritur më të gjente golin. Një ngarkesë e madhe psikologjike dhe emocionale që u shkarkua ndaj Teutës, me dy golat e shënuara. Fillimisht pas golit të parë të shënuar, Kaina nisi të festonte me shqiponjë si për të treguar se i përket këtij klubi dhe e ndien jo presionin, nuk është një i huaj më tepër që kalon në Superiore. Ndërkohë pasi shënoi edhe golin e dytë, 25-vjeçari nisi të lotonte duke nxjerrë gjithë energjinë negative të mbartur prej kohësh. A do të jetë një fillim i ri për Kainën në 2023? Askush nuk e di, por me siguri mund të themi se me potencialin e tij, ky sulmues mund të kthehet një nga më të mirët në Shqipëri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online