“Merru me punë në vend që të ngresh krahët“/ Gasperini acarohet me lojtarin, e zëvendëson për herë të dytë

Situata te Atalanta duket se nuk është e njëjtë si më parë, teksa ka ndryshuar harmonia në skuadër. Pas precedentit me Papu Gomezin, një tjetër episod i pakëndshëm ka ndodhur me një nga ata lojtarë që ka qenë pikë kyçe e bergamaskëve, Josip Iliçiç. Slloveni e nisi nga stoli sfidën ndaj Realit, ku Gasperini zgjodhi ta hidhte në fushë në minutën e 56.

Por paraqitja e tij nuk ishte aspak ajo që pritej, me Iliçiç që më tepër ngrinte krahët për tu ankuar me pasaktësinë e shokëve të skuadrës se sa përpiqej të ndryshonte lojën. Diçka e tillë nuk i ka pëlqyer trajnerit italin, i cili është dëgjuar të lëshojë kritika për lojtarin. “Eja tani, mos u dorëzo. Merru me punë në vend që të ngresh krahët. Ata po bëjnë një buqetë për ty“, ishin fjalët e thëna nga Gasperini.

Kreu i pankinës zikaltër ishte dukshëm i pakënaqur me performancën e Josip Iliçiç dhe këtë e ka treguar hapur me zëvendësimin që i bëri fantazistit slloven pak minuta përpara se të mbyllej koha e rregullt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online