“Merrni Manajn“/ Reja këshilon klubin italian dhe tregon për Shqipërinë: Ka lëndë të parë, Botërori do të ishte ëndërr

Edi Reja bindi në stolin e Shqipërisë, ku puna e tij e mirë u shpërblye me firmosjen e një kontrate të re. Trajneri italian ka rikthyer entuziazmin te kuqezinjtë dhe me brezin e ri të lojtarëve ndez shpresa për suksese të mëtejshme si ai i Euro 2016. Në një intervistë për “Tuttoudinese.it“, Reja tregon më tepër për eksperiencën e tij në drejtimin e Shqipërisë. Tekniku italian shprehet i kënaqur me punën në Kombëtaren kuqezi, ndërsa tregon se lënda e parë nuk mungon, përkundrazi është e mirë.

Reja vë theksin se futbollistët shqiptar luajnë në kampionatet më të forta të Europës, ndërsa nuk nguroj të sugjerojë edhe emra për klubin e Udinezes. Sipas tij Manaj është njeriu i duhur për sulmin e klubit Italian, për të cilin jo më kot ka vendosur të investojë edhe gjiganti spanjoll, Barcelona

“Gjithmonë kam pasur ambicie të isha në gjendje të drejtoja ekip kombëtar. Kur mora thirrjen nga Shqipëria nuk mendova dy herë. Së bashku me Federatën ne po bëjmë një punë të rëndësishme, veçanërisht nga këndvështrimi i trainimit të teknikëve dhe trainerëve të rinj dhe rritja e të rinjve. Vitet e fundit është investuar shumë në infrastrukturë në Shqipëri. Ne jemi me fat që jemi në gjendje të luajmë në një stadium me të vërtetë të jashtëzakonshëm dhe të punojmë në një qendër federale të shkëlqyer.

Ka shumë lojtarë interesantë, lënda e parë në dispozicion është vërtet e mirë. Këta janë djem që luajnë në ligat më të rëndësishme në Evropë, në Gjermani, në Itali. Unë kam një entuziazëm të madh, projekti është i rëndësishëm. Ne i afrohemi kualifikimeve për Kupën e Botës 2022 me entuziazëm, kualifikimi do të ishte një ëndërr. Shpresoj të jem në gjendje të rifillojmë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Pierpaolo Marinos, mikut tim të dashur, i rekomandoj marrjen e Manaj, një sulmues i klasës ’97. Kur ai ishte te Interi nuk ishte ende gati. Manaj zbarkoi në Albacete dhe përfundoi procesin e tij të maturimit dhe, me gola dhe shfaqje të shkëlqyera, ai e ka bindur Barcelona të vërë bast për të. Është një lojtar që në një ekip si Udineze mund të bënte vërtet mirë. Ka shumë lojtarë të tjerë të mirë. Nëse Marino më pyet për këshilla unë do të doja t‘i tregoja disa nga të rinjtë tanë të mirë”, ka thënë ndër të tjera Edoardo Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online