“Merre ose ik”! Gruaja e mistershme largon edhe një yll nga Chelsea, Willian u ndie i ofenduar

Nga Klaudio Ndreca

Marina Granovskaja është gruaja që ka më tepër ndikim në botën e futbollit, me shefen ekzekutive që ka fjalën e fundit te ekipi i Chelseat. Madje as vetë Roman Abramoviç nuk diskuton vendimet e saj, duke i lejuar gjithë terrenin për të vepruar sipas dëshirës.

Ende mbetet misterioze mënyra sesi Granovskaja ka ngjitur shkallët e karrierës për të mbërritur deri në këtë pikë. E vetmja gjë e cila bëhet e ditur është se “gruaja e hekurt” ka qenë më herët në një nga kompanitë e naftës së pronarit të londinezëve, për t’u bashkangjitur menjëherë me ekipin e Chelseat.

Në pamje të parë shihet një fytyrë e bukur, me hijeshi dhe elegancë. Por të negociosh me Marinën është një prej gjërave më të vështira. John Terry do ta provonte disa vite më parë, ku edhe pse ishte një prej idhujve të tifozëve dhe po diskutohej rinovimi, shefja ekzekutive nuk e mendoi dy herë me durimin e sosur: “Merre dhe nënshkruaje këtë tani, ose ik nga këtu”. Një “deja vu” që ka ndodhur së fundmi edhe me Willian. Lojtarit i është ofruar një kontratë 2-vjeçare nga Marina me mënyrën “Merre ose ik”, ndërsa Willian është ndierë i ofenduar dhe është pranë largimit te Arsenali. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online