Franca nuk i merr gjithçka, presidenti i Juventusit i jep buzëqeshje tifozëve me premtimin për Ronaldon

Nga Klaudio Ndreca

Një surprizë e madhe erdhi nga mbrëmja e djeshme atje ku Juventusi është eliminuar nga “Champions League” pas përballjes kundër Lionit. Takim ky që u cilësua si i lehtë në letër fillimisht, por francezët bën befasinë duke kaluar në çerekfinale. Në media ishte përfolur disa ditë më parë se PSG është pranë akordit me Kristiano Ronaldon. Por këto zëra i ka hedhur poshtë presidenti i bardhezinjëve, Agneli.

Në prononcimin e dhënë shkurtimisht pas ndeshjes kundër Lionit, Agneli ka garantuar se Ronaldo do të jetë të paktën edhe për një sezon tjetër me ngjyrat bardhezi. Një premtim i dhënë ky që qetëson disi tifozët te Juventusit pas zhgënjimit të djeshëm, me Francën që nuk i ka marrë gjithçka, të paktën jo deri tani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online