Merr fund pushimi një mujor i Strakoshës, portieri shqiptar merr dritën jeshile për t’u kthyer në stërvitje

Një histori e ngatërruar ka përfshirë Lacion përgjatë këtij muaji. Strakosha, Imobile dhe Leiva përbënin çudinë, teksa tamponët e tyre rezultonin herë pozitivë e herë negativë, pasi laboratorë të ndryshëm jepnin përgjigje të ndryshme. Plot një muaj ka qendruar jashtë kuadratit të portës gardiani kuqezi, i cili u detyrua rë karantinohej, duke humbur edhe ndeshjet me Kombëtaren.

Por pushimi ka marrë fund për Thomas Strakoshën. Ky i fundit ka mposhtur virusin Covid-19 dhe mëngjesin e sotëm është paraqitur pranë klinikës Paideia, ku i është nënshtruar testeve për formën fizike. Më pas lojtari ka marrë dritën jeshile për t’u rikthyer në stërvitje, duke u vënë kështu nën urdhërat trajnerit Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *