Merkato në Kombëtaren që furnizon më të mirët e Europës, ja emrat e dy lojtarëve të rinj të Tiranës

Tirana po punon për të pasuruar organikën këtë verë dhe “armët” e duhura për sezonin e ardhshëm i gjen në Ganë. Dy lojtarë të talentuar dhe me perspektivë për të ardhmen priten të prezantohen së shpejti me bardheblutë. Është menaxheri i njohur Hektor Çomo ai që sjell në kryeqytet 2 përfaqësues së Kombëtares së moshave të Ganës.

Isaac Gyamfi dhe Ibrahim Sulley janë emrat që së shpejti do të vishen bardheblu. I pari është pjesë e 17-vjeçarëve të Kombëtares ganeze, ndërsa i dyti i 19-vjeçarëve të saj. Kontrata afatgjata janë në dispozicion të tyre, me Tiranën që bën kështu investimin e duhur për të ardhmen.

Mjafton të përmendet fakti se shumë prej U-17 të shtetit afrikan kanë shkuar në klubet më të njohura të Europës, si Manchester City, Monaco, Porto apo Ajax për të treguar në cilësinë që zotërohet prej tyre. Kështu Hektor Çomo sjell dy talente të reja në Superiore, duke bërë një punë mjaft të mirë në këtë merkato./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online